13 raste të reja me Covid-19
Me 13 rastet e reja gjatë 24 orëve të shkuara, numri i të infektuarve me Covd-19, në komunën e Gjakovës ka arritur në 2 mijë e 268 raste. Prej këtij numri, 2001 janë të shëruar, kurse 97 raste kanë kaluar me fatalitet. Raste aktive janë 170 raste. Ndërkaq, 48 persona janë të shtrirë në spitalin e përgjithshëm në Gjakovë dhe po trajtohen për COVID-19, prej tyre 21 po trajtohen me oksigjeno-terapi, dhe një me respirator, është bërë e ditur në raportit të ditës së sotme, të këtij institucioni pubik shëndetësorë. Nga të trajtuarit, 22 pacient janë të konfirmuar pozitiv, 16 negativ, ndërkaq 10 prej tyre janë të pakonfirmuar.