Femrat Aktive të Gjakoves debat në Junik

Organizata “Femrat aktive të Gjakovës”  në vazhdimësi po tenton që rreth 800 gra të regjioneve Gjakovë, Decan, Junik dhe Rahovec ti njoftojë me të drejtat e garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe mbi mënyrën dhe formën e mbrojtjes ligjore të tyre. Në kuadër të  aktivitetit pwr përmirësimi i qasjes në drejtësi dhe pjesëmarrjen  e grave nga zonat rurale sot organizoi   një tryezë debati në komunën e Junikut në temën “Roli i gruas në vendimmarrje””.

Valbona Rizvanolli, menaxhere e këtij projekti theksoi se  ky projekt po realizohet në mbështetje të UN Women, UNDP dhe Bashkimi Evropian për gratë, paqen dhe sigurinë dhe ka për qëllim  që në mënyrë të sinqertë ti njoftojë gratë e këtyre regjioneve me të drejtat e tyre të garantuara kushtetuese. Rizvanolli tha se përkundër arritjeve nuk mundë të jemi të kënaqur me përfaqësimin e femrës në vendimmarrje.

Në Kuvendin komunal të Junikut nga 64 të punësuar 10 janë femra në pozita udhëheqëse të sektorëve të ndryshme dhe një drejtoreshë që mban postin e udhëheqëses së Shëndetësisë në komunë.

Ndërkaq  gratë e Junikut, pjesëmarrëse në këtë debat,  kërkuan që zëri i tyre të dëgjohet në të gjitha nivelet, ndërsa ishin kundër përfaqësimit të femrës nëpër organe të ndryshme sa për sy e faqe.  Në postet drejtuese duhet të jenë femrat e zonja, të ditura e të guximshme dhe jo të përfaqësohen vetëm sa për të plotësuar përqindjet gjinore.

Ato gjithashtu kërkuan që në nivelin qendror të ndahen buxhete për Zyrat komunale të Barazisë Gjinore.

Vlora Gaxherri, këshilltare e komunës së Junikut foli për rolin e gruas në vendimmarrje, ndërsa Zarushe Xharavina, kryetare e grupit të Grave Asamblesite të Gjakovës foli për përvojat e angazhimit të femres në komunën e Gjakovës.