Thursday, September 5, 2024
Aktuale

Gjatë 24 orëve 30 të infektuar dhe 144 të shëruar nga Covid 19

Gjatë 24 orëve të shkuara në komunën e Gjakovës  janë konfirmuar edhe 30 raste të reja,  duke e ngritur numrin e përgjithshëm nga fillimi i pandemisë në 3 mijë e 588  raste.  Ndërsa janë shëruar 4 pacientë duke arritur numrin e përgjithshëm të të shëruarve në  gjithsejtë 2 mijë e 969 pacientë. Korona virusit sipas IKSHPK, nuk i kanë mbijetuar 120 persona që nga 13 marsi I vitit të kaluar.  Aktualisht në komunën e Gjakovës ka 499 raste aktive me Covid.

Gjendja në Spitalin e Përgjithshëm Isa Grezda në Gjakovë, po rëndohet në vazhdimësi për shkak të numrit të madh të të hospitalizuarve si të dyshuar me Covid. Sipas raportit te sotëm, në repartet e spitalit  janë të hospitalizuar 92 pacientë. Nga Shqipëria janë 15 pacientë. Nga numri i përgjithshëm 79 pacientë janë të konfirmuar pozitiv, 56 janë në oksigjenoterapi, dy në CPAP maskë dhe  një në respirator. Nga stafi mjekësor janë 4 mjekë pozitiv, 3 infermierë, dhe 2 tjetër nga stafi mbështetës me Covid 19., .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *