Saturday, August 31, 2024
Aktuale

Në IKSHPK në Gjakovë mesatarisht nga 15o teste PCR

Në Qendrën Rajonale të IKSHPK në Gjakovë ka numër të madh  të qytetarëve që presin në radhë për tu testuar për Virusin Corona.  Bëhet e ditur se në laboratorët e kësaj qendre që është brenda Spitalit Isa Grezda,  mesatarisht rreth 150 teste bëhen çdo ditë. Puna në këtë Qendër fillon çdo ditë  nga ora 8.30.

Testimet në Qendrën Rajonale në Gjakovë po  bëhen për  persona që kanë indikacione epidemiologjike dhe për persona që kanë nevojë për udhëtim jashtë Kosovës për trajtim shëndetësor për sëmundje të caktuara.

Testimet Rapid për virusin korona po bëhen  edhe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare. Këtu, vetëm  me udhëzimin e mjekut,  po bëhen çdo ditë mesatarisht  nga 30 teste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *