Saturday, February 3, 2024
Sporti

Boksieri nga Gjakova Venhar Haziri nokauton turkun Altok

Në spektaklin e boksit  që u mbajt në Tetovë me organizim të Klubit të Boksit Shkëndija, e quajtur si  Mbrëmja e Kampionëve,  boksieri kosovar nga Gjakova, Venhar Haziri ka shënuar fitore të madhe. Në kategorinë velter, 25 vjeçari, meçin kundër turkut, Sabri Altok arriti ta mbyll qysh në rundin e dytë me nokaut.

Ky meç i kishte gjithsej katër runde, por që Haziri nuk e fali fare kundërshtarin, duke e hedhur atë në tokë në rundin e dytë. Boksieri që u rrit në klubin Gjakova 137, tash anëtarë  i klubit, ‘Arena Boxing’ nga Shqipëria po tregon paraqitje të forta dhe duket mjaft premtues për të ardhmen.

Përgatitja e tij dhe forma fantastike nëpër të cilën po kalon boksieri, Haziri vjen nga trajnerët, Hajdar Thaçi, Sejdi  Nivokazi dhe Lirim Shllaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *