Saturday, August 31, 2024
Aktuale

Për një javë në Gjakovë 99 të infektuar 245 të shëruar

Tash e një javë, në Kosovë numri i të shëruarve është shumë më i madh se ai i rasteve të reja me COVID-19, ndërkaq vërehet edhe rënie e numrit të pacientëve që kanë vdekur nga ky virus.

Gjatë shtatë ditëve të fundit, mbi 2 mijë është numri i personave të shëruar më shumë sesa i të infektuarve. Sipas raporteve ditore të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga e enjtja e kaluar  e deri më sot, numri i të shëruarve është 3 mijë e 938 persona, teksa nga ky virus gjatë të njëjtës periudhë kohore kanë humbur jetën 48 persona.

Në komunën e Gjakovës gjatë 7 ditëve të shkuara,  nga 22 deri më 28 Prill,  janë infektuar 99 persona ndërsa janë shëruar 245 pacientë. Ka pasur tre raste të vdekjeve duke e ngritur numrin e personave të vdekur  në 149.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *