2.295 lindje për një vit
Bie nataliteti në komunën e Gjakovës
Komuna e Gjakovës për 12 muajt e vitit 2009 është shtuar për një mijë e 804 banorë , mirëpo trendët e rritjes së popullsisë në këtë periudhë kanë shënuar rënie karshi vitit 2008, kur kishte 314 lindje më shumë. Varfëria , vështirësitë ekonomike dhe papunësia e madhe janë disa nga faktorët thelbësor të rënies së natalitetit.
Në fakt, siç pohojnë në sektorin e Statusit Civil të Kuvendit Komunal të Gjakovës, gjatë vitit 2009 në territorin e komunës së Gjakovës kanë lindur gjithsej dy mijë e 295 foshnja, ndërsa kanë vdekur 491 persona.
Gjakova rritet për cdo ditë nga 5 banorë të rinjë
Sipas këtyre të dhënave del se mesatarisht gjatë vitit 2009 kanë lind nga 6.3 foshnja ne ditë ndërsa mesatarisht 1.3 persona kanë vdek cdo ditë.
Poçese bëhet një krahasim me një vit më parë, të dhënat flasin për një trend të rënies së numrit të të lindurve, apo, ky numër është për 335 foshnja më pak se në vitin paraprak, kur kishte gjithsejtë dy mijë e 630 lindje dhe 512 vdekje ndërsa muaji më i “bereqetshëm” për rritën dhe ardhmërinë e Gjakovës ka qenë muaji korrik kur kanë lindur 334 foshnja,” tha Luan Vokshi, udhëheqës i sektorit të statusit civil në Gjakovë.
Ai ka shtuar se numri më i madh i lindjeve është shënuar tek zonat e qytetit 1.840 lindje ndërsa nga banorët e zonave të fshatrave të Gjakovës janë regjistruar 455 lindje.
Sipas Vokshit, në vitin që sapo e përcollëm ka qenë më i vogël edhe numri i vdekjeve për 21 persona..
Për dallim nga rënia e numrit të lindjeve, martesat në vitin 2009 kanë shënuar rritje. Derisa në vitin 2008 ishin kurorëzuar 972 çifte bashkëshortore, në vitin e kaluar u kurorëzuan një mijë e 12 çifte bashkëshortore apo 40 sish më shumë.
Muajt që kanë shënuar më së shumti kurorëzime kanë qenë, korriku dhe gushti, atëherë kur edhe një numër i gjakovarëve që jetojnë e punojnë në botën e jashtme, vijnë për pushimet e verës. .( Më shumë në gazetë…)