Friday, November 17, 2023
AktualeLajme

20 % e siperfaqeve të mbjella me grurë

mbjellja e misritMegjithë ndryshimet e shpeshta të motit, herë me diell e herë me shi,  fushata e mbjelljeve vjeshtore në komunën e Gjakovës po ecën sipas planifikimit. Deri më sot janë mbjellur rreth  një mijë hektarë me grurë apo plani i mbjelljeve vjeshtore   është realizuar në masën   rreth 20 % .  Në Drejtorinë e Bujqësisë të Kuvendit të Komunës së Gjakovës, thonë se nga vitit në vit, siperfaqet e mbjella me grurë po shtohen gjë që hetohet edhe në këtë fushatë kur është planifikuar të mbillen dhjetëra hektarë më shumë se një vit më parë. Krahas grurit do të mbillen edhe mbi 150 hektarë me thekër dhe trokal. Edhe për këtë fushatë  prodhuesit dhe kultivuesit  e grurit janë kujdesur për zgjedhjen e farës cilësore të grurit, ndërkohë që me aplikimin e metodave dhe pajisjes bashkëkohore agroteknike edhe  rendimentet e grurit nga vitit në vit po shtohen. Në anën tjetër shqetësim i fermerëve mbeten çmimet e larta të materialit reprodukues, farërave, plehrave dhe derivative të naftës, edhepse Ministria e Bujqësisë  edhe përë këtë fushatë do të subvencionojë prodhuesit bujqësorë tgë grurit.