Andina Pura në Miss Globe

Bukuroshja nga Gjakova Andina Pura e cila vjet ishte shpallur   Miss Earth  në Miss Kosova 2016, këto ditë po përfaqëson bukurinë kosovare në garën ndërkombëtare Miss Globe . Studentja e suksesshme  e vitit të dytë të  Shkencave Politike ka hyrë në garë mes bukurosheve nga shumë vende të botës, pas sukseseve të deritashme në skenat e bukurisë.

Finalja e madhe e eventit të bukurisë Miss Globe do të mbahet në 3 nëntor në Tiranë. Vajzat nga 58 vende të ndryshme të botës tash janë  në Shqipëri dhe po vijojnë axhendën e përgatitjeve. Eventi që mban firmën e regjisorit, Petri Bozo, e kthen Shqipërinë jo vetëm në një vend të konkursit të bukurisë por promovon edhe turizmin per faktin se Shqipëria ka peisazhe të mrekullueshme .Vajzat pjesëmarrëse  keto dite vizituan Tiranën, Belshin, Divjakën dhe dje Pogradecin, ku Andina Pura  u zgjodh si e dyta në  Miss talenti . Në mbrëmjen finale të Miss Globe  që do të mbahet në Tiranë , Andina Pura do të prezantohet me një fustan solemn që ia ka punuar kreatorja gjakovare Albina Dyla