Bie perdja e Komedia fest 2017 me “Tartufi” nga Teatri i Shkodres

Në skenën e Pallatit të Kulturës, por edhe në ambijentet tjera kulturore për një javë u shfaqen komedi dhe programe tjera artistike që u ndoqen nga një numër I madh I adhuruesve të teatrit dhe muzikës.

 Me komedinë e famshme “Tartufi” të Molierit, me regjinë e Kushtrim Bekteshit, trupa e teatrit “Migjeni” të Shkodres mbylli edicionin e 6 të festivalit “Komedia Fest”.

“Tartufi” zgjoi një interesim të madh në mesin e artadashësve gjakovarë duke mbledhur rreth 1 mijë shikues dhe të tjerë që nuk patën mundësi të hyjnë në sallën e madhe të pallatit të kulturës “Asim Vokshi”. Në këtë komedi ngjarjet zhvillohen brenda një shtepie, ku brenda atyre mureve vishet por edhe bie maska e hipokritit dhe mashtruesit.

Në rolin kryesor, atë të Tartufit, interpretoi aktori gjakovar Besfort Berberi që pas shfaqjes tha se ndihet krenar për bashkëpunimin me teatrin “Migjeni” dhe foli për mesazhin që përçon kjo komedi.

Në fund, loja e shkëlqyer e aktorëve rrëmbeu duartrokitje të gjata, duke shënuar kështu edhe përfundimin e festivalit “Komedia Fest” që për organizatorët ishte një edicion i suksesshëm..