Përfundon kampionati Ballkanik i Volejbollit

Qyteti i Gjakovës për një javë ishte nikoqir i një ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare sportive, Kampionatit Ballkanik të volejbollit për femra U17. Pas pesë ditë ndeshjesh mjaft interesante Mali i Zi arriti të shpallet Kampion Ballkanik pa asnjë humbje. Në vendin e dytë u plasua ekipi i Turqisë me një humbje pikërisht nga ekipi i Malit të zi, ndeshje kjo e cila u zhvillua ditën e parë të garave.  Vendi i tretë i ka takuar ekipit të Bosnje e Hercegovinës. Maqedonia është renditur e katërta, ndërsa vendin e pestë respektivisht të gjashtin  e kanë fituar Shqipëria dhe Kosova. . Në fund të turneut për tri vendet e para u ndanë medalje, ndërsa për Kampionin edhe Kupa Ballkanike të cilën Kapitenes së ekipit të Malit të Zi Tusevljak ja ndau kryetari i Federates së Volejbolit të Kosovës  Abedin Ibrahimi.  Në ceremoninë përmbyllëse u ndanë çmime për lojtaret më të dalluara , ndërsa për fer plej me cmim u vlerësua volejbolistja   Melirona Avdullahu nga përfaqësuesja e Kosovës.

Çmime për lojtaret më të dalluara:

Fair Play : Melirona Avdullahu KOS 🇽🇰
Best Libero : Adali Selin TUR 🇹🇷
Best MB: Vukoslavcevic Tamara 🇲🇪
Best MB : Dimiteievska Marija 🇲🇰
Best OH : Aslanalp Simge TUR 🇹🇷
Best OH : Glibic Sara 🇧🇦
Best setter: Sengun Lila TUR 🇹🇷
MVP : Tusevljak Maria 🇲🇪

Federata e Volejbollit e Kosovës,   ka uruar  klubin e Volejbollit Vëllaznimi dhe të gjithë anëtarët për organizim mjaft të suksesshëm të kësaj ngjarje. Të themi në fund se vashat pjesëmarrëse gjatë një jave patën rastin ta vizitojnë edhe qytetin e Gjakovës dhe të kalojnë çaste të këndshme duke njohur kulturën dhe traditën e kësaj zone.