Bien shi zgjatet koha e fushatës së korrjeve

Reshjet e kohëpaskohshme të shiut po ndikojnë në zgjatjen e fushatës së korrje-shirjes në komunën e Gjakovës. Sipas Drejtorisë së Bujqësisë në komunën e Gjakovës,  deri më tash plani është realizuar 75 %. Nga 4.370 hektarët e  mbjellur,  falë angazhimit të rreth 60 autokombajnave, janë korrë 3.320 hektarë. Ngecje ka vetëm në korrjen e grurit ku është sipërfaqja më e madhe. Nga 4.200 hektarët e mbjellur, deri më tani janë korrur  rreth 3.150 hektar. Ndërsa sipas raportit të Drejtorisë së Bujqësisë ka përfunduar korrja e 130 hektarëve të mbjellur me thekër dhe trokal, ku sivjet  me këtë kulturë janë mbjellë 20 hektarë. Fushata  pritet të vazhdoj pas përmirësimit të motit.