Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Fotoja e kërcyesve nga Ura e Fshenjt ndër fotografitë më të bukura sportive nga ‘BBC Sport’

Dy fotografi të bukura të kapura në momentin e duhur e që kanë për protagonist dy kosovarë, kanë marrë vëmendjen e BBC Sport.

Mediumi britanik sot ka publikuar 10 fotografitë më të bukura të ngjarjeve sportive ndërmjet datave 23-29 korrik.

Në mesin e këtyre 10 fotografive, janë edhe dy protagonist nga Kosova.

I pari është Xherdan Shaqiri i cili ka arritur të shënojë një gol të shkëlqyer me roveshatë në debutimin e tij përballë Manchester United në fitoren 4:1 të Liverpoolit.

Ndërkohë fotoja tjetër ka të bëjë me Armend Nimani, i cili ishte autori i fotografimit të një personi që hidhet nga Ura e Fshejtë në garat atraktive të hedhjes që u mbajtën së fundi.