Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Ribotohet libri “Perlat e urtësisë” me autor Prim.dr.med.se. Ali Iljazi

Për shkak të interesimit të lexuesve , këto ditë është ribotuar  libri më i ri i Dr Ali Iljazit me titull  “Perlat e urtësisë”. I njohur për arritjet e tij në fushën e mjekësisë e shkencës si dhe të teologjisë,  Iljazi i është përkushtuar edhe botimit të librave. Ky është libri i 32 me radhë dhe është i pari i këtij lloji ku janë përfshirë dijetarët e shquar të Islamit dhe mesazhet e tyre. Në librin “Perlat e urtësisë”, dr. Ali Iljazi ka përmbledhur vetëm disa nga margaritarët nga deti i pafund i urtësive të njerëzve të devotshëm, të cilat rrezatojnë si shkëndija horizontin e intelektit njerëzor, duke  ushqyer atë dhe duke  i dhënë një dimension të gjerë  për tu ballafaquar me problemet që paraqiten gjatë jetës së njeriut. “Leximi i librit tek lexuesi krijon pozitivitet, relaksim dhe qetësi shpirti që kemi nevojë të madhe në përditshmërinë tonë” ka thënë Iljazi.

Librin e ka botuar shoqata kulturore Zëri ynë ndërsa recensent dhe redaktor është Muhamet Kajolli .

Dr Ali Ilazi, specialist internist-pulmolog  dy vite me radhë ishte dekan dhe ligjërues në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit Fehmi Agani. Për punën e palodhshme 40 vjeçare dhe kontributin në mjekësi u dekorua me Medaljen e meritave për popull, mirënjohjen publike të qytetarit të meritua të Gjakovës e mirënjohje tjera.