Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Gjakova në Festen e Mjaltes 2018

Në Gjakovë  po mbahet festa e mjaltës që paraqet një ngjarje të rëndësishme jo vetëm për bletarët që kanë ardhë në platon e pallatit të kulturës Asim Vokshi për të plasuar mjaltën e prodhuar në koshere e tyre por edhe për vizitorët që shijonin. Bletarët kësaj radhe janë më të lumtur se kishin një vit të bereqetshëm. Kështu mendon bletari Afrim Deda nga bletishtja Rudina. Ai ka dy lloje të mjaltës, nga livadhi dhe gështenja, ndërkohë që ka provuar edhe mjalten e Trumzes duke I derguar kosheret në fshatin Zogaj ku ka pas lule të kësaj bime të rrallë.

30 vjet me bletari merret edhe bletari nga OsekHyla Ali Lokaj i cili preferon konsumimin e mjaltës për shëndetin tone, ndërkohë që espozuar produktet e mjaltes në shtandin e vet. Edhe Greta Çarri  ka thënë se ky vit , në saje të motit të mire ka bërër që të ketë prodhim të mjaltës më shumë

Festën e mjaltës po e organizon  Shoqata e Bletarëve “Flora” me mbështetje nga Kuvendi i komunës. Me këtë rast është organizuar një ceremoni, ku përfaqësues të shoqatës së bletarëve të Gjakovës kanë fol për të arriturat si dhe synimet për të ardhmën. Kryetari i shoqatës “Flora” që është organizatori e këtij aktiviteti, Florin Dautaga tha se,  si shoqatë,  në disa vitet e fundit kanë arritur suksese të shumta si në rritjen e numrit të bletarëve ashtu edhe të  shoqërive të bletëve.

 Ndërkaq nga komuna e Gjakovës për bletarët është premtuar  se do të vazhdohet mbështetja. Drejtori për Bujqësi në komunën e Gjakovës, Shpat Nivokazi tha se këto aktivitete ndihmojnë në promovimin e mjaltit të Gjakovës, ndersa prioritet do të jetë mbështetja e bletarëve të rinj.

Dy ditët ( e shtuan dhe e diela) sa do të zgjasë ky aktivitet që sivjet ka edicionin e edicionit të 17- të, do të jenë të mbushura me aktivitete që në fokus kanë prezantimin e të arriturave në këtë fushë, si dhe përpjekjet për ngritjen e mëtutjeshme të cilësisë dhe produktivitetit. Poashtu do të shkëmbehen përvojat ndërmjet kultivuesve të mjaltit në trevat shqiptare, ndërkaq Tryeza e Rrumbullakët qe do të organizohet me këtë rast, mban titullin “Bletaria-Problemet dhe Perspektiva”.