Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Kastriot Zherka:Në 80 Vjetor KB Vëllaznimi synon Superligën

Një organizim i ri i klubit të basketbollit Vëllaznimi ka rikthyer vëmendjen e basktbolldashësve. Në krye të klubit ka ardhë ish basketbollisti i “Kuq e zinjve”, Kastriot Zherka i cili jeton e punon në Gjermani.  Edhepse larg vendlindjes, Zherka me zemër e shpirt ka qëndruar pranë Vëllaznimit. Dhe kjo dashuri për klubin ka bërë që ai këtë verë të vijë në Gjakovë dhe të mbledh gjithë ata që ia donë të mirën klubit.

“18 vjet kam djersitur fanelen e Vëllaznimit dhe jam I lidhur shumë me sukseset e këtij klubi. Ky ka qenë edhe shkasi kryesor që jam kthyer në Vëllaznim tash si drejtor sportiv. Do ti ndihmoj klubit dhe qytetit që ka një traditë 80 vjeçare të lojës së basketbollit. Në këtë përvjetor të rëndësishëm i kemi vënë detyrë vetit që të mbledhim forcat dhe të ecim drejtë elitës së basketbollit të Kosovës, aty ku edhe e kemi vendin”, tha Zherka.

Kastriot Zherka në saje të talentit dhe punës përkushtuese si basketbollistë ishte nderuar me shumë mirënjohje. Në vitin 1991 u shpall basketbollisti më i mirë i Kosovës, ndërsa në Gjakovë për dy vite e kishte fituar këtë epitet. Në vitin 2004 u kthye serish në klub. Kur migroi në Gjermani edhe atje u aktivizua në një klub të ligës së tretë gjermane, e më pastaj duke e fituar licencën “B” të trajnerit, drejtoi shkolla basketbolli duke nxjerrë talent të ri në Hamburg të Gjermanisë ku tash jeton e punon..

“E ndjej si një obligim moral ta ndihmoj basketbollin dhe Gjakovën njëkohësisht” ka thënë shkurt Zherka i cili për 15 vite ka punuar në projekte sportive kundër dhunës..

Drejtori i Klubit Vëllaznimi, Kastriot Zherka tha se kanë arritur ta bëjnë  një bord në përbërjen e të cilit ka punëtorë të vyeshëm sportiv.

“Pasi e përgatitem strategjinë e konsolidimit të klubit duke e vënë në plan të parë  punën me brazat e rinj, gjatë verës kemi pasur shumë takime me drejtues të Federatës së Basketbollit dhe me drejtoreshën e  Kulturës Rinisë dhe Sporteve , Saranda Hyseni nga e cila kemi marrë mbështetje në rrugëtimin tonë”, thekson Zherka.

Në anën tjetër në klub është rikthyer edhe veterani i basketbollit,  Hashim Rraci, ish lojtarë dhe trajner i klubit. Ai   tash mo merret me çështjet organizative të klubit. Thotë se gjërat po vihen në binar dhe se prêt një këndellje të basketbollit gjakovarë. Hashim Rraci që krejt jetën ia ka kushtuar basketbollit, si lojtarë dhe trajner I Vëllaznimit, thotë se promotor I këtyre ndryshimeve , padyshim se është Kastrioti.

“Ai ka një vullnet të madh për ta bërë një organizim të mirë në klub sëbashku me anëtarët e bordit”, tha Rraci për drejtorin e klubit Kastriot Zherka….   Më gjerësisht në numrin më të ri të Revistes Gjakovapress 118