Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Milot Shehu – Piloti ri që dëshiron të fluturoj nga Kanada në Gjakovë

KUR ISHA I VOGËL BABI MË THOSHTE DO TË FLUTUROJMË NË KANADA, PASTAJ NË GJAKOVË….

Të rinjtë e botës kanë ëndrrat e veta. Ata qysh në fëmijëri “gatuajnë” në mendje profesionet e ardhshme. Por me fëmijët shqiptarë imagjinata shkon përtej. Në rrugëtimin jetësorë për të mbijetuar, një pjesë e të rinjve kanë marrë rrugën e mërgimit.  Të tillë ishin prindërit e protagonistit tonë, Milot Shehu, i cili si fëmijë duke ndjekur ëndërron  përjetoj kampet e Hungarisë për tri vjet e më pastaj morri udhën e largët për në Kanada ku  tash ka fituar diplomën e  pilotit për aeroplanët komercial. Ai këtë verë ishte për pushime në vendlindje dhe ne e shfrytëzuam rastin të bisedojmë me te.

Përshtypja jonë e parë është se Miloti edhe pse është rritur atje tash 21 vjet nuk e ka harruar,  shqipen jo se jo,  por edhe të folmen  e Gjakovës. Si është e mundur Milot?

Të folmen me theksin e  Gjakovës dhe përgjithësisht  traditën nuk e kemi harruar kurrë. E  kam pas babën tim, pastaj gjyshin  që më kanë mbajtur me tradita të Gjakovës. Ne jetojmë në Kanada por atje e bëjmë  jetën  si me qenë në Gjakovë. Jetojmë, shkollohemi, punojmë , shoqërohemi me kanadezët dhe gjithë të tjerët në Kanada  por i ruajmë të gjitha adetet tona.

Në cilin qytet jetoni ?

Ne jetojmë në Calgary,  është në provincën Alberta të Kanadasë. Është qytet me 2 milion banorë,  është qytet i madh,  është qytet kryesor. Kanada i ka 6 qytete kryesore,  njëra prej tyre është edhe Calgary.

Si u bë që ti si 18 muajsh të migrosh me familjen tuaj në Kanada? Cila është kjo rruga e shkuarjes suaj në Kanada?

Më 1998 kur i kisha vetëm 18 muaj ne u nisëm prej Gjakovës për të shkuar në Hungari,  për shkak se prindërit e mi  kishin dëgjuar për represaliet që po bëheshin ndaj popullsisë, se po bëhej  luftë në fshatrat e Kosovës. Flitej se do të bëhej edhe më keq në Gjakovë, kështu që u nisëm për në Hungari në kërkim të një vendi ku do të ndërtonim një jetë të re në qetësi e siguri. Atje  qëndruam në kamp të refugjatëve për 3 vite. Pastaj  na mori në Kanada halla e babës,  Florije Dukagjini dhe tash e 20 vite jemi në qytetin Calgary.

Miloti sëbashku me babain e tij Argjentin gjatë një fluturimi

Tash në Calgary vazhdoni të jetoni, të mësoni, të punoni… por si ju lindi ideja të bëheni pilot?

Ideja së pari lindi  nga lojërat fëmijërore. Kur unë në kampin e të huajve në Hungari mërzitesha e qaja , babi  më “mashtronte” duke më shndërruar mua në lodër dhe luante me mua, se atje nuk kisha lodra!. Kam qenë shumë i vogël dhe babi shtrihej në dysheme dhe më mbante  me këmbë dhe duar lartë  dhe më sillte. Më dukej vetja se po fluturoja. Nuk mbaronte këtu.  Më thoshte Milot, kështu do të fluturojmë për Kanada sepse ishim mërzitur tej mase në Hungari. Pastaj duke më sjellur prapë më thoshte: Nga Kanada do të fluturojmë në Gjakovë kur të kthehemi…Duke u rritur në Kanada, na shtohej dëshira për Gjakovën dhe më kujtoheshin lojërat dhe thëniet e babit se, do të fluturojmë në Gjakovë…Prandaj tek unë po shtohej një dëshirë e madhe për profesionin e pilotit. Dëshiroja që unë vet të bëhem i zoti që të fluturoj dhe t “ia realizoi dëshirën familjes dhe mua për Gjakovën. Kështu lindi dashuria për profesionin e pilotit…. më gjërësisht në Revisten Gjakovapress nr.118 që këto ditë doli në treg