Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Mitingu i 54-të me temën “Figura e Skënderbeut në Letërsi”

Në klubin letrar “Gjon Nikollë Kazazi”,  po vijojnë punët rreth organizimit të mitingut të poezisë që  do të mbahet me 18, 19 dhe 20 Tetor në Gjakovë. Gjatë ditëve të mitingut do të ketë aktivitete të ndryshme,  orë letrare, ekspozita e promovime të librave.

Si temë qendrore e tribunës  për këtë vit është caktuar të jetë  “Skenderbeu në Letërsi”, ku  referues do të jenë,  studiuesi, shkrimtari e historiani,  Jusuf Buxhovi, si  dhe  historiani i letërsisë, profesori nga Tirana, Shaban Sinani.

Ky është viti i dytë rresht që ky aktivitetet dikur më i madhi letrar në nivel vendi, zhvendoset në stinën e vjeshtës.

Mitingu i poezisë sivjet do të ketë edicionin e 54-të me radhë, ndërsa llogaritet si aktiviteti  i parë dhe më i madhi letrar në nivel të vendit që mbledhë poetë nga treva të ndryshme shqiptare, por edhe jashtë saj. Vitin e kaluar mitingu ishte mbajtur në fund të muajit nëntor, me një format të zvogëluar në krahasim me mitingjet tjera.