Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Misin Bakalli, solist dhe instrumentist

Secili nga ne ka diçka të veçantë për veten e tij, sportin, artin dhe llojet e tij, por nuk janë të pakët ata që e kanë pasion dhe e duan pa masë artin muzikor, sidomos këngën dhe instrumentin. Kësaj radhe veçuam solistin dhe instrumentistin e grupit muzikor AVI “ASHIKËT”, të cilët këto dy dekada janë më aktivë dhe paraqiten më shpesh në valët e radiove dhe shtëpive televizive. Është ky Misin BAKALLI, i cili ka lënë të shtatëdhjetat dhe vazhdon të performojë me këtë grup muzikor. 

Nga biseda mësuam se me mandolinën si instrument, është marrë që nga Shkolla Normale, e më pas e ka shoqëruar atë edhe me të kënduarit. Do të thotë ishte fillimviti i 1960 – tës, kur Misini me një grup entuziastësh formuan grupin muzikor “Rinia”, që në atë kohë plotësonte një vakum kulturor për kohën dhe vitet. Më pas, duke u zhvilluar rrethanat (politike për kohën) ky formacion muzikor performonte me emrin SHKA “Skënderbeu”  ku kaluan shumë amatorë dhe dashamirë të këngës. Duke e parë interesimin dhe punën e Misinit në këtë art këndimi dhe loje në instrument, ftohet të jetë anëtar i SHKA “Përparimi”, të cilën shoqëri muzikore e mbështetnin financiarisht edhe organizatat e atëhershme industriale. Edhe këtu Misini filloi të bëjë emër.

Pasuan koncerte, jo vetëm në kolektivet punuese, por edhe për publikun e gjerë të qytetit. Në këtë kuadër filluan edhe incizimet e para në radio e më pas edhe në Tv. Kështu me kalimin e kohës dhe me shtytjen e shokëve këngëtarë dhe instrumentistë, si Xhavit Lota, Mazllum Morina, Skender Meqa etj., Misini na paraqitet në SHKA “Ganimete Tërbeshi”, e cila po ashtu kishte këngëtarë dhe instrumentistë të dalluar që nuk janë të panjohur për publikun. Rrugëtimi i Misin Bakallit me artin muzikor kalonte dekadat, dhe vitet e fundit apo këto dy dekada, e gjejmë si solist dhe instrumentist të dalluar në grupin muzikor AVI “ASHIKËT” ku krahas zërit brilant të Mazllum MORINËS dhe Ismet BYTYQIT që janë emra të njohur, jo vetëm në shtetin e Kosovës, por edhe më gjerë, si dhe udhëheqjen artistike të instrumentistit veteran të violinës, Xhavit LOTA, performojnë me këtë grup të vyer muzikor….(Më gjërësisht në numrin 119 të Revistes Gjakovapress)