Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Ndezen dritat e Vitit të Ri

Qendra e Gjakovës ka disa ditë që ka filluar të stoliset për të pritur në mënyrë sa më festive festat e fundvitit ndërsa Komuna të premten në mbrëmje,  me ceremoninë e ndezjes së dritave festive dhe hapjes së tregut festiv, zyrtarisht e ka filluar kremten . Në këtë ceremoni kryetari komunës Ardian Gjini tha se 14 dhjetori,  kur po hapet ky treg festiv, është një datë historike me formimin e Ushtrisë së Kosovës.  Kryetari i Gjakovës, ndër të tjera i uroi dhe qytetarët e Gjakovës për formimin e Ushtrisë, duke e cilësuar qytetin që ai udhëheq si njërin ndër qytetet që ka dhënë më së shumti për Kosovën.  Nuk besoj që e meriton ndokush më shumë se Gjakova, me gjithë ata ushtarë dhe viktima të luftës. Sot është njëra ndër ditët më të gëzueshme për Kosovën”, deklaroi ai. Gjini  ka ftuar qytetarët dhe mysafirët që për festen e Krishtlindjeve dhe të Vitit të ri të kalojnë orë të këndshme në sheshin festiv të Gjakovës.