Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Minsitria e Tregtisë shpall Top Ndermarrjet- 3 janë nga Gjakova

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë KIESA, organizoi ceremoninë e ndarjes së mirënjohjeve për Top Ndërmarrjet më konkurrente të vitit 2018. Nga  regjioni i Gjakovës, Top Ndërmarrja Mikro u shpall biznesi individual “MODERNA WORK WEAR “, Top Ndërmarrja e Vogël u shpall “CREATIVE” SH.P.K. dhe  Top Ndërmarrja e Mesme nga regjioni i Gjakoves u shpall “INTERTEX” SH.P.K.

Procesi i përzgjedhjes së Top ndërmarrjeve  më konkurrente në Kosovë, është zhvilluar duke u bazuar në kriteret si: rritja e punësimit, eksportit, kontributeve tatimore si dhe veprimtaria ekonomike dhe struktura e pronësisë. Në fund u ndanë mirënjohje për 21 ndërmarrjet në kategoritë Mikro, të Vogla dhe të Mesme nga regjioni i Prishtinës, Gjilanit, Ferizajt, Prizrenit, Gjakovës, Pejës dhe Mitrovicës.