Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Botime: Tri gjenerata sjellin dëshmi dhe rrëfime autentike

“Monografi për personat e rrëmbyer dhe të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, Gjakovë, 24 Mars 1999 – 12 Qershor 1999”

Shkruan: Mevlyde Mezini Saraçi, Redaktore e librit

“Thirrjet e Nënave” kanë marrë një obligim të madh për botimin e librit “Monografi për personat e rrëmbyer dhe të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, Gjakovë, 24 Mars 1999 – 12 Qershor 1999” Përveç angazhimeve të kësaj shoqate për zbardhjen e fatit të personave të rrëmbyer dhe të zhdukur, me shumë përkushtim kanë arritur ta bëjnë edhe grumbullimin e materialeve dhe dëshmive të rëndësishme duke i shoqëruar edhe me rrëfime autentike për ngjarjet dhe tmerret e përjetuara nga një pushtet kriminal, nga armiku shekullor i shqiptarëve, Serbia fashiste e cila nuk kurseu asgjë vetëm për të okupuar territore e prona shqiptare. Duke qenë njëra ndër dëshmitaret e shumë ngjarjeve gjatë dekadës së fundit të shekullit të kaluar por edhe si e burgosur e ndërgjegjes, ndjeva obligim moral dhe kombëtar që të bëhem pjesë e redaksisë dhe e bashkëpunimit për përgatitjen e këtij libri shumë të rëndësishëm ”Monografi për personat e rrëmbyer dhe të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, Gjakovë, 24 Mars 1999 – 12 Qershor 1999 “ Rreth një vit, në hapësirat e zyrës ku punojnë ”Thirrjet e Nënave”, të rrethuara me fotografi të bijve dhe bijave që u rrëmbyen dhe zhdukën pa gjurmë, mes mijëra dokumentesh, faktesh dhe dëshmish, në kushte gati të pazakonshme, kemi punuar me përkushtim dhe përgjegjësi të madhe, vetëm që të sheh dritën kjo monografi. Bashkëqytetarët tonë kanë përjetuar tmerrin e madh, në një kohë kur duhej të gëzonin të drejtat sikurse të gjithë popujt tjerë, të garantuara me konventa ndërkombëtare…. ( shkrimi i plotë në numrin më të ri të Revistës Gjakovapress nr. 121)