Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

FC Liburn në gjysmëfinale të Kupës së futsallit të  Kosovës

Futbollistët e FC Liburni kanë shënuar fitore të vështirë të premten në mbrëmje me FC Peja 5 me 1 dhe janë bërë pjesë e gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në futsal. Tri golat e Halim Selmanajt dhe nga një e Kemajl Gashit dhe Mentor Mejzinit  i dhanë vulë ndeshjes së sontme. Loja pati një rrjedhë interesante Mysafirët janë treguar si skuadër cilësore që i ka bërë ballë skuadrës kampion të Liburnit deri në pesë minutëshin e fundit. Fillimisht Peja  avancoi  me golin e Riad Shqerollit duke mbajtur epërsinë një kohë të gjatë,  pasoi barazimi dhe finishi me katër golat e fundit të lojës dhe dëshmia e cilësisë së lartë Liburnasve.

Futbolisti i Liburnit Narcis Alibegu tha se zhvilluan një ndeshje të vështirë por që në fund doli me fitore të merituar. Ai është shprehur i bindur se do të fitojnë trofeun e kupës.

Anipse loja u luajt në temperatura nën zero, në Pallatin e Sporteve Shani Nushi ishin një numër i konsiderueshëm i tifozëve.