Strehimi dhe erozioni i lumit Krena tema dominuese
Edhe në takimin e parë publik për këtë vit të kryetarit të komunës së Gjakovës dhe drejtorëve të Bordit me qytetarë, që është mbajtur të premten, kanë dominuar çështjet e strehimit të qytetarëve, infrastruktura, problemet pronësore juridike, erozioni i lumit Krena dhe zhvillimi ekonomik .
Pasi theksoi se këto takime janë të mirëseardhura sepse në to diskutohet për çështjet që i preokupojnë qytetarët, për ofrimin e shërbimeve cilësore komunale dhe për çështjet lidhur me realizimin e synimeve programore të komunës, për vitin 2013 kryetari i komunës Pal Lekaj dha një pasqyrë të arritjeve dhe preokupimeve që e kanë përcjellë pushtetin lokal. Ai në rend të parë numërojë arritjet në ndërtimin e infrastrukturës, duke theksuar se së shpejti nuk do të ngelet asnjë rrugë apo rrugicë në qytet pa u asfaltuar dhe rregulluar.
Shumë diskutues përmenden problemin e strehimit, pastaj të uzurpimeve të pronave në lagjen Carrapatok dhe përskaj lumenjve.
Për erozionin në lumin Krena që ka rrezikuar banorët e rrugës 14 Qershori, ka folë Arsim Hoxha. Në po të njejten temë por për pjesën tjetër të qytetit kah kalon lumi Krena, deri tek Spitali Isa Grezda, ka folë Xhafer Ratisha. Halil Ahmeti ka fol për ngecjet në zonën e Rekes së keqe, Xhevdat Spahija për ndriqimin e munguar në rrugën tek shkolla Fehmi Agani ku gjuhen edhe mbeturinat që kundërmojnë. Edhe pika kur bie shi në objektin e ri te gjimnazit “H.Dusji” është shqetësues.
Zog Berisha kërkojë nxitjen e punimeve të ndërprera në rrugën Ramoc –Korenicë, Mustafë Osmani për rrugën në gjendje të rëndë Brenda qytetit “bujar Roka”.
Për cështje banimi e strehimi kanë fol Arbresha Berisha, Sefer Sadiku, Haki Juniku, e të tjerë.
Rreth cështjes së rregullimit të shtratit të lumit “Krena” që ishte kërkesë e banorëve që jetojnë të rrezikuar skaj lumit, sqarime ka dhënë edhe drejtoresha e Urbanizmit,Leonora Rraci. Sipas saj, ky project I mbështetur nga Ministria e Mjedisit, është ndarë në tri faza. E para ka përfunduar tek Ura e Taliqit, ndërsa tash pasi të alokojë mjetet kjo ministry do të fillojnëpunimet në rregullimin e shtratit nga Ura e Zajmit dei tek ura e Rexhep Agës.