Thursday, April 11, 2024
AktualeLajme

321 nxënës më pak se në gjysmëvjetorin e parë

shkollaNë shkollat fillore dhe të mesme të komunës së Gjakovës mungojnë 321 nxënës nga gjysmevjetori parë i ketij viti shkollor. Të gjithë këta mendohet se e kanë braktisur shkollimin për shkak të migrimit ilegal. Këto shënime janë bërë të ditura nga drejtoria komunale e arsimit, të cilët kanë shtuar se nga numri i përgjithshëm, janë 143 femra dhe 178 meshkuj, që tash e sa muaj nuk po e vijojnë procesin mësimor. Megjithatë, mendohet se jo i tërë ky numër janë të ikur nga vala e fundit e migrimit. Këta fëmijë që e kanë braktisur shkollimin, kanë ikur nga Gjakova në valën e parë të migrimit, rreth 5 apo 6 muaj më parë. Tash në valën e madhe të ikjeve, e cila e ka përfshirë tërë Kosovën, fatmirësisht nuk ka shumë të ikur nga komuna e Gjakovës. Ndryshe, sipas zyrtarëve komunal, ky numër i nxënësve kryesisht vijnë nga komunitetet pakicë, Rom, Ashkali dhe Egjiptas, por edhe nga disa fshatra të komunës, siç janë Hereqi dhe Skivjani.