Vatrat shkollore janë në vlugun e përgatitjeve për fillimin e mbarë të vitit të ri shkollor 2013-2014 që fillon më 2 shtator. Përgatitjet teknike të shkollave, regjistrimi I nxënësve dhe përgatitjet kadrovike e organizative janë pjesë e rëndësishme për një mbarëvajtje të procesit edukativo arsimor. Drejtimet e mjekësisë edhe këtë vit kanë qenë mjaftë të kërkuara.
Në shkollën e mesme të Mjekësisë “Hysni Zajmi” këtë vit shkollor do të regjistrohen 260 nxënës në tetë paralele e pesë drejtime.
Drejtori I kësaj shkolle Kamber Kamberi thekson se interesimi më i madh në afatin e parë të regjistrimit ishte për Mjekësinë e përgjithshme, ku nuk ka asnjë vend të lirë, ndërkaq vetëm pak vende kanë ngelur për tu plotësuar në katër drejtimet tjera. Rreth përgatitjeve për këtë vit shkollor në shkollën e mjekësisë “Hysni Zajmi”, drejtori Kamberi thekson se ato tashmë kanë përfunduar me përfundimin e afatit të parë të regjistrimit, lyerjen e hapësirave mësimore dhe plotësimin e kuadrit profesional mësimor.
“Në afatin e parë janë plotësuar katër paralele me nxënës të shkëlqyeshëm në drejtimin e Mjekësisë së Përgjithshme, ndërsa për afatin e dytë kanë ngelur vetëm 45 vende të lira për drejtimet: farmaci, pediatri, teknik të dhëmbëve dhe mami,”theksoi Kamberi.