55.930 euro për 19 klube sportive të Gjakovës
Komuna e Gjakovës të enjten në mbrëmje ka bërë publike mbështetjen financiare për klubet sportive për këtë vit. Në një takim që ka organizuar kryetarja e Komunës, Mimoza Kusari-Lila me përfaqësuesit e të gjitha klubeve sportive në Komunën e Gjakovës, në mënyrë transparente ka ndarë buxhetin financiar, respektivisht subvencionet për të gjitha klubet sportive gjakovare. Meriton Ferizi drejtor I Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sporte si dhe Faruk Domi, udhëheqës I sektorit të sportit, thanë se një ndarje e tillë e subvencioneve ka ndodhur për herë të parë , që është përshëndetur prej përfaqësuesve të klubeve.
KF Vëllaznimi për sezonin pranveror do të marrë 24.810 euro, KB Vëllaznimi për femra i janë ndarë 1.720 euro, KB Vëllaznimi për meshkuj 5.000 euro, KH Vëllaznimi meshkujt 5.500, KH Vëllaznimi” për femra 3.500 euro, KH Shqiponja 3.500 euro, Klubi Karates Jehona 1.000 euro, KSH Vëllaznimi 500 euro, KSH Jakova 500 euro, KS Pashtriku 900 euro, Klubin e Shigjetarëve 500 euro, KÇ 1.000 euro, KP 500 euro, KF (futsall) Liburni” 1.000 euro, KF Luftëtari 4.000 euro, KF Rilindja 4.000 euro, K.T Sporek 1.000 euro, KB Gjakova 137 i janë ndara 1.000 euro, Klubit “Centar Sport” 500 euro dhe KN Vëllaznimi 500 euro. Gjithsejt shuma e subvencionit për këto klube sportive është 55.930 euro.
Luan Vokshi, Hashim Rraci, Hasan Krasniqi, Demë Sadiku e shumë përfaqësues tjerë të klubeve sportive vlerësuan transparencën e treguar të komunës për mjetet ndaj sportit por kanë bërë të ditur se këto mjete nuk mjaftojnë për një aktivitetet cilësorë të skuadrave , ndërkohë që kanë kërkuar që klubet në rangë më të lartë të kenë mbështetje më të madhe financiare.
“Ne duhet t’i ndihmojmë të rinjtë, t’u ofrojmë atyre kushte për t’u zhvilluar e rritur bashkë me sportin. T’u kthejmë vullnetin dhe shpresën e tyre për tu marrur me sport, dhe të jenë të njohur me rezultate jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë”, ka thënë kryetarja e Komunës duke marrë si shembull arritjet e Majlinda Kelmendit në arenën ndërkombëtare. Ajo prêt që sportistët ti mbështesin edhe bizneset.
Në shenjë falënderimi dhe respekti nga ana e sportistëve gjakovar, kryetarja Mimoza Kusari Lila është nderuar me një fanelë sportive me ngjyrë kuq e zi me emrin Mimoza me numrin 1.