567 mijë euro për kabinete të makinerisë në shkollën profesionale Nexhmedin Nixha
Shkolla e mesme teknike “Nexhmedin Nixha” sëshpejti do të ketë kabinete moderne të makinerisë. Shkolla ka fituar një grant në vlerën prej 567 mijë euro, në kuadër të Fondit Rajonal të Sfidave të implementuar nga banka gjermane KFË. Ky grant do të përdoret për investime në pajisje pune, infrastrukturë dhe zhvillimin e kurrikulave të reja në përputhje me nevojat e tregut të punës. Kjo do të mundësoj një ngritje të theksuar në cilësinë e arsimimit duke e bërë më të lehtë dhe më joshës orientimin e nxënësve drejtë arsimit dhe aftësimit profesional.
Drejtoria e shkollës me këtë rast ka falënderuar ekipin e mësimdhënësve që kontribuuan në mënyrë vullnetare në realizimin e këtij projekti dhe ka shprehur mirënjohjen për partnerët e bizneseve që bashkëpunuan në këtë proces, duke përmendur kompaninë Inova të Gjakovës. Drejtoresha Florentina Gjergjaj ka thënë se ky projekt është fituar falë idesë së qëlluar, projektimit adekuat dhe konkurrencës së madhe të aplikuesve . Do të sjellë të mira për nxënësit mësimdhënësit dhe gjithë qytetin..
“Të gjithë bashkë mbetemi të përkushtuar që të punojmë çdo ditë në përmirësimin e kushteve dhe rritjen e mundësive që nxënësit të përfitojnë kompetencat e nevojshme për të qenë konkurrent të plotë në tregun e punës” ka thënë drejtoresh e shkollës Florentina Gjergjaj e cila këtë lajm e konsideron si lajm shumë të mirë edhe për komunën e Gjakovës, kur kihet parasysh investimin prej mbi 567 mijw eurove.