Thursday, April 4, 2024
AktualeLajme

75% e grunajave të korra, po digjen hamulloret!

korrje75 % e grunajave të Gjakovës tashmë janë korrë anipse gjatë kësaj fushate për shkak të reshjeve të shiut, pati ndërprerje te puneve disa herë. Në këtë fushatë janë angazhuar 65 autokombajna të cilat do të korrin mbi 4 mijë hektarë me grurë. Rendimentet e grurit të korrur janë 10% më të ulëta për shkak të dëmeve që ka shkaktuar moti I papërshtatëshme gjatë zhvillimit të kësaj kulture bujqësore. Ndryshe pas korrjes është bërë dukuri jo e mirë djegia e hamulloreve.

djegia e sernishatveDjegia e mbetjeve të grurit, apo siç njihen në popull stërnishtave, po shkakton shqetësim si për institucionet përkatëse ashtu edhe për qytetarët. Eksperti i bujqësisë Pjetër Frrokaj thotë se me djegien e këtyre mbetjeve, digjen edhe një sërë organizmash shumë frytdhënës, të cilët e bëjnë përpunimin e tokës në mënyrë perfekte. Sipas tij, nëse masa e mbetur digjet, atëherë do të humbet lënda organike dhe do të shkatërrohet e gjithë masa e dobishme e organizmave të gjalla. Duke apeluar që kjo djegia të mos ndodhë, Frrokaj ka preferuar që menjëherë pas korrjes së grurit duhet të bëhet lëvrimi, sepse kjo do t’i ndihmojë shumë tokës, do ta ruaj ambientin dhe do t’i eliminojë rreziqet eventuale që shkaktohen nga djegia. Ndryshe, përpos dëmeve profesionale që shkakton djegia e mbetjeve të grurit, rrezik potencial nga ky veprim paraqet edhe fakti se rrezikohet edhe djegia e parcelave për rreth, djegia e shtëpive, e pyjeve, e pemishteve e të tjera.