Wednesday, April 3, 2024
Sporti

Basketboll: Vëllaznimi- Peja 72:100

Vellaznimi basketbol Ylli 68 64Basketbollistët e Vëllaznimit asesi të ndërprenë serinë e humbjeve të njëpasnjëshme në pjesën e dytë të ETC superligës së basketbollit kosovar. Të shtunën në mbrëmje, në Pallatin e Sporteve Shani Nushi pësoi edhe humbjen e radhës, kësaj here me ekipin cilësor të Pejës 72:100.
Në pjesëlojën e parë “kuq e zinjtë” arritën të rezistojnë me mjaft sukses duke u treguar të kujdesshëm në sulm dhe mbrojtje(36:43) mirëpo çereku i tretë dhe i katërtë kaloi tërësisht në shenjë të dominimit të pejanëve.
Në radhët e Vëllaznimit më efikaset ishin: Korab Prekazi me 15 kosha dhe Ujkan Karanezi me 14, ndërsa në radhët e ekipit mysafir me 19 kosha ishte Drilon Hajrizi.
Duhet theksuar se treshja e trajnerëve që po i prijnë Vëllaznimit, Hashim Rraci,Shkumbin Kumnova dhe Valon Tanushi, në çastet e fundit të lojës aktivizuan edhe tre basketbollist të rinj: Erjon Carkaxhija, Kreshnik Avdija dhe Atik Koshi që u priten me duartrokitje nga të pranishmit në sallë.(