Wednesday, June 5, 2024
Lajme

Pranvera erdhi me shiun dhe Gjakova Film Festivalin

Sot zyrtarisht ka nisë stina e pranverës, por për dallim nga dita e djeshme kur kishim një mot me diell e të ngrohtë, sot  fillimin e stinës më të bukur të vitit po e shoqërojnë reshjet e shiut. Megjithatë fillimi i stinë së pranverës në Gjakovë vjen me një ngjarje të këndshme kulturore.

Sonte solemnisht nisi edicioni i dytë i festivalit “Gjakova film festival 2013”.

Ceremonia e hapjes u organizua në pallatin e Kulturës Asim Vokshi, me c’rast në emër të Kuvendit Komunal të Gjakovës rrugëtim të mbarë krijuesve të kinematografisë iu urojë Agim Koci, nënkryetar i KK të Gjakovës. Anëtarja e jurisë së festivalit, poetja gjermane  Silka Blumbach tha se ndjehet e lumtur që merr pjesë në këtë festival që shpreson të ketë vijueshmëri edhe në vitet e ardhshme . Ajo tha se ka parë filmat konkurrues dhe se shprehu bindjen se shikuesit do të kënaqen !!!

Ka përshëndetur edhe  mjeshter i madh, artist i merituar, Mevlan Shanaj profesor në degën e filmit në Akademinë e Arteve në  Tiranë. Ai foli për profesionin e krijuesve të filmit të cilët duhet mbështetur.

Kolona_Poster_3_511167Me këtë rast , pas hapjes solemne u  shfaqen edhe tre filma të shkurtër që kanë arritur suksese në festivale të ndryshme si, filmi shqiptar “Kolona’ i Ujkan Hysës me tematikë nga Lufta në Kosovë, filmi francez “Kartolina” dhe filmi me titull “Motra” me autor  Birol Urqanin. Të tre këta filma të shkurtër morën duartrokitje të ngrohta nga adhuruesit e filmit  për vlerat artistike.

Festivali mbahet me bashkorganizim të Drejtorisë së Kulturës dhe Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve “Etuta” si dhe me përkujdesjen e kryetarit të Komunës Pal Lekaj.

Drejtori i këtij festivali Valdet Avdiu  thekson se edhe sivjet është punuar më tepër në përzgjedhjen e filmave konkurrues , nga 64 filma janë përzgjeëdhur 24 filma më të mirë. ndërkohë që do të ndahen çmimet tradicionale të festivalit të filmave që për temë kanë dashurinë. Ai ka ftuar adhuruesit e filmit që të mos lëshojnë rastin pa i parë filmat që kanë ardhë në “Gjakova film festival 2013”.

Për tri ditë do të shfaqen filma në Paula’s kino, do të ketë edhe debate të ndryshme, ndërkohë që mbyllja e festivalit bëhet me 24 mars, gjithashtu në Pallatin e Kulturës, ku do të ndahen cmimet e festivalit.

Të kujtojmë se në edicionin e vitit të kaluar në garë kishin qenë 80 filma. Fitues qe shpallur filmi nga Çekia “Bridge” e autorit Ëiliam Zabka. Ndërsa nga 11 çmimet më e trofeshmja pati dalë aktorja e njohur kosovare Arta Dobroshi. Përveç çmimit për aktoren më të mirë, Dobroshit i ishte ndarë edhe çmimi special i festivalit. Juria e pati arsyetuar këtë çmim ”për kreacionin kulminant në filmin ‘Baby’” një film ky i regjisorit nga Anglia, Daniel Mulloi.