Gjakovapress
Advertisement
  • Home
    800 vaksina për Gjakovën

    Në Gjakovë 10 raste aktive me Covid , 107 mijë e 203 doza të vaksinës

    Dita botërore e tokës, veprimtari të shumta në Gjakovë

    Dita botërore e tokës, veprimtari të shumta në Gjakovë

    Punime në rrjetin e ngrohtores, për dy ditë mbyllet rruga!

    Punime në rrjetin e ngrohtores, për dy ditë mbyllet rruga!

    Ora verore

    Ora verore

    Arriten insulinat e Marsit, shpërndarja të enjten

    Arriten insulinat e Marsit, shpërndarja të enjten

  • Aktuale
    KRU Gjakova: Mos e lëni borgjin mbi 30 euro!

    KRU “Gjakova”, së shpejti do të filloj me procesin e përditësimit të të dhënave të konsumatorëve

    Ta çmojmë ujin edhe atëherë kur e kemi të bollshëm !

    Në muajin Mars linden 129 foshnja

    Në muajin Mars linden 129 foshnja

    Gjimnazistët më të suksesshem në Olipiaden e matematikes

    Gjimnazistët më të suksesshem në Olipiaden e matematikes

    Energjia elektrike më e shtrenjtë nga 9 Shkurti

    Energjia elektrike më e shtrenjtë nga 9 Shkurti

    NGA E SHTUNA PRITET LEHTËSIM I MASAVE ANTICOVID

    NGA E SHTUNA PRITET LEHTËSIM I MASAVE ANTICOVID

    Nga numri i fundit të revistes Gjakovapress: Rroftë Diaspora!

    Nga numri i fundit të revistes Gjakovapress: Rroftë Diaspora!

    Dr.Gëzim Lipoveci: Kujdes nga vapa, mundë të ju sjellë telashe në shëndet

    Shkugëza ky vend atraktiv,  por deri atje rrugë të ngushta

    Shkugëza ky vend atraktiv,  por deri atje rrugë të ngushta

    Gjakova me 631 raste aktive me Covid 19

    Nga numri më i ri revistes Gjakovapress: GJAKOVA NË 38 GRADË!

    Mos të hedhim mbeturina në lumin Krena!

    Mos të hedhim mbeturina në lumin Krena!

    Gjakova me 631 raste aktive me Covid 19

    Kujdes vapa!

    Masat e reja anticovid të Qeverisë

    Lehtësohen masat anticovid

    Vazhdojnë punimet në Impiantin e ujërave të ndotura

    KRU Gjakova punime në Impiantin e ujërave të ndotura dhe rrjetin e ujësjellësit

    800 vaksina për Gjakovën

    2 të infektuar, rreth 8 mijë të vaksinuar

    Vazhdojnë punimet në Impiantin e ujërave të ndotura

    Vazhdojnë punimet në Impiantin e ujërave të ndotura

    Në Gjakovë për 6 muaj 383 të infektuar me Covid 19, në Spital sot 45 të hospitalizuar!

    Gjatë 24 orëve 13 raste të reja me Covid 19, në Spitalin e Gjakovës 60 të hospitalizuar

    Rreth 4 mijë e 100 qytetar i kanë bërë testet serologjike në QKMF

    Për një javë në Gjakovë 99 të infektuar 245 të shëruar

    35 vaksinat e para për mantelbardhët e Gjakoves

    Gjakova me 1.320 të vaksinuar

    Në Gjakovë për 6 muaj 383 të infektuar me Covid 19, në Spital sot 45 të hospitalizuar!

    552 raste active me Covid 19, në Spital 70 pacient në trajtim

  • Lajme
  • Sporti
  • Kulturë
  • Intervista
  • Fejtone
  • Kontakti
  • Revista OnlineE re
No Result
View All Result

Home Intervista

Albulena Kryeziu- aktore: Më ka rritur shpirtërisht atmosfera e skenës

6 years ago
in Intervista, Kulturë
0 0
0
58
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Albuleba KryeziuGjakova është qytet i traditës për kulturën.  Familjet gjakovare në breza e kanë përcjellë dashurinë për muzikën, teatrin dhe kulturën përgjithësisht …E tillë është edhe familja Kryeziu prej nga ka dal aktorja e popullarizuar Albulena Kryeziu. Ajo thotë se është rritur në skenën e teatrit të Gjakovës, pasi mami saj, pëshpëritësja e teatrit Servete Kryeziu, si fëmijë gjithnjë e ka marrë me vete, në prova e shfaqje. “Jam rritur me atmosferën e teatrit, me lojën e aktorëve, me skenat, me dritat, me duartrokitjet… Ndoshta kjo më ka ushqyer shpirtërisht të bëhem kjo që jam, një aktore…” thotë protagonistja e intervistës , Albulena, një vajzë bukuroshe, e thjeshtë, e mençur dhe plot optimizëm për një jetë të vrullshme në teatër dhe film. Edhe pse kaq në moshë të re, ajo ka se çka flet për fillimin, ecjet dhe arritjet, ashtu siç dhe ka ambicien të sheh dhe ecë përpara duke u ballafaquar me të ardhmen pa frikë, sepse ka lindur dhe është rritur me dashurinë për artin dhe teatrin.  

Si lindi dashuria për teatrin dhe  aktrimin? 

Çdo gjë nisë nga familja. Kam ndjekur mamin, kur ajo shkonte në teatër (pasi që mami im punon në Teatrin e Gjakovës si pëshpëritëse), fëmijët tjerë shkonin në kopsht ndërsa unë shkoja në teatër, doja të isha prezente në të gjitha provat që mbaheshin. Urreja kopshtin dhe shkoja në teatër. S’e di nëse mund ta emërojë këtë mundësi, fat apo rrugë, unë thjeshte jetoja me teatrin çdo ditë të jetës sime.

HAPSIRË E SPONZORIZUARHAPSIRË E SPONZORIZUARHAPSIRË E SPONZORIZUAR
ADVERTISEMENT

Me cilin rol je paraqitur për herë të parë para publikut dhe a ka qenë ai roli që ju keni dashur?

Roli i parë i imi ka qenë roli i një zogut të vogël në shfaqjen “Princesha e shkrepave” në vitin 1992 në teatrin e Gjakovës. Ai ka qenë edhe akoma mbetet një ndër rolet më të dashur për mua, edhe pse tani kam një kujtim të turbullt nga ajo shfaqje sepse isha diku rreth 5 vjeç, unë mundohem ta ruajë gjithmonë në zemër paraqitjen time të parë në teatër.

Çfarë mendon për teatrin mbarëshqiptar, dhe ku mendon se është ndryshimi?
Se di nëse kam guxim të flasë për teatrin mbarëshqiptarë sepse unë jam ende e re që të flasë për këtë aspekt por megjithatë kam përshtypjen se teatrot tona dita dites po zhvillohen çdo herë e më shumë. Shpresojmë që teatrit ti jepet hapësirë edhe më e madhe dhe të jetë në lartësinë e duhur.

Cili është roli që ju e keni luajtur më me dëshirë?

Rolet shume kush i konsideron si fëmijët, nuk mund t’i ndash, sepse secili rol është krijesë me vete. Është diçka qe i mban brenda vetes dhe kur mendon cili është më i dashuri nuk mund të veçosh asnjërin. Të gjithë janë aty me ty dhe diçka nga ato role bëhen pjesë e personalitetit të çdo aktori.

Je nga Gjakova dhe jeton në Prishtinë, mendon se sakrifikon dhe familjen vetëm për aktrimin?

Mendoj që sakrifica ime është për diçka që realisht e dua. Kur diçka e dëshiron me të vërtet në jetë mendoj që sakrifica është armë e fortë, është dëshmi kundrejt asaj dashurie. Dihet që sakrifica është pjesë a artit, por megjithatë mendoj se është diçka e bukur kur ke për çka të sakrifikosh.

Për ty zilia është defekt apo i jep shtytje profesionalizmit? 

Të them të drejtën se kam menduar kurrë, megjithatë ajo varet nga karakteri i një individi dhe rrethanat në të cilat ai individ gjendet.

Sa ishte e vështirë të depërtosh në estradë, thjesht fat apo mendon se ti je ajo që i dhe mundësinë vetes? 

Disa gjëra vijnë pa i menduar. Ka shumë vite që investoj në profesionin tim si aktore dhe tani secili projekt që më ofrohet nuk më çudit më aspak sepse puna ka si rrjedhojë rezultatet që nganjëherë të duken si të pa arritshme.

Kemi dëgjuar se keni marrë pjesë në një shfaqje me regji të Sllobodan Unkovskit, dhe ka përmasa ndërkombëtare, diçka më shumë rreth këtij projekti!
Isha e kyçur në projektin “Per Gytni” shfaqje në regji të Sllobodan Unkovski-t me pjesëmarrje të aktorëve të mëdhenj Bajrush Mjaku dhe Yllka Mujo. Ishte  projekti i parë më duket i përmasave të këtilla mbarëkombëtare pasi që është i financuar nga teatri kombëtar i Kosovës, Teatri shqiptar Shkup si dhe Ministria e kulturës Tiranë. Ishte  një shfaqje spektakël. Puna me regjisorin Unkovski ishte një privilegj për mua dhe jam shumë e lumtur që jam pjesë e këtij ekipi të madh. Gjithashtu kënaqësi për mua ishte të punoj edhe në teatrin shqiptar të Shkupit së bashku me kolegët e mi nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria.

E dimë që e ke rolin kryesor në serial vendor “ Stinë dashurie”, sa jeni e kënaqur me këtë rol?

Është kënaqësi e veçantë që ky rol më ka takuar mua, por sa jam e kënaqur unë me punën time është pak e vështirë të thuhet. Gjithmonë mundohem ta jap më të mirën nga vetja por prapë se prapë lë hapësirë për vetëkritikë.

 Albulena dhe Mimoza, cilat janë ngjashmëritë dhe dallimet e këtyre karaktereve, me një fjalë a e gjeni vetën tek roli i Mimozës?

Të krijosh një karakter do të thotë 1+1 = 1 që do të thotë vetja dhe personazhi krijojnë një karakter të ri. Kështu që diçka të përbashkët kemi, ndoshta një qetësi  në momente të vështira. Kjo është një nga karakteristikat e përbashkëta. 

Keni diplomuar qe shtatë vite, sa ju kanë ndihmuar rolet e deritanishme për avancimin e këtij profesioni?

Secili rol është si të thuash një shkollë në vete. Varet nga mënyra se si i qasesh, por normalisht që përvoja për një aktore është një minierë e vërtetë.

Si fillon një ditë e juaja?

Një ditë e imja e zakonshme është me prova ose xhirime! Gjithçka e organizoj në bazë të projekteve në të cilat jam e angazhuar. Në kohën kur nuk kam punë, dal pi ndonjë kafe me shoqet e mija ose edhe dal thjeshtë për të ecur.

Cilat janë fillet e karrierës tuaj në këtë profesion?

Paraqitja ime e parë në skenë ka qenë kur i kam pasur 5 vjet. Por nëse flasim për karrierë profesionale konsideroj që ka filluar menjëherë pas diplomimit.

 Zbuloni për ne ndonjë ekskluzivitet nga sezoni i dytë i serialit “Stinë Dashurie”?

Nuk është se mund të zbuloj ndonjë gjë të re, nuk kemi filluar ende me xhirime kështu që nuk jam në dijeni se çfarë do të ndodhë në sezonin e ri.

Nëse nuk do të ishte aktrimi cilin profesion do e zgjidhje?

Nuk e kam menduar kurrë një profesionin të dytë. Mbase është keq për mua, por sinqerisht veten nuk e shoh në asnjë profesion tjetër. Mbase kuzhiniere, gjellëbërëse pasi që gatimin e konsideroj si një pasion të madh timin.

Në Kosovë nuk ka edhe aq kushte për zhvillimin e këtij profesioni. Por ju si e gjeni vetën në praktikimin dhe në luajtjen e roleve?

Artistët në Kosovë, (shumicën prej tyre) i mban një “entuziazëm artistik”nëse mund ta quaj ashtu. Me gjithë vështirësitë që hasim, prapë se prapë jetoj prej këtij profesioni dhe pavarësisht  dëshpërimeve vazhdoj përpara.

Nga cilat kritere caktohet një rol përkatës? 

Normalisht që i kam parimet e mija si aktore, jo çdo rol është për mua. Kriteret varen nga rrethanat që krijohen. Kushti i parë është skenari, pastaj kush është regjisor/e etj.(Gjakovapress Nr. 83)

ADVERTISEMENT
Previous Post

Ngrohtorja e qytetit do të ngrohë nga 15 dhjetori

Next Post

Një nënkalim apo mbikalim te Pallati i Sporteve

Related Posts

Çmimi tradicional i Mitingut të Poezisë iu nda shkrimtarit  Zija Çela
Kulturë

Çmimi tradicional i Mitingut të Poezisë iu nda shkrimtarit  Zija Çela

Orkestra kamertale e Gjakovës e gatshme për publikun Vjenez
Kulturë

Orkestra kamertale e Gjakovës e gatshme për publikun Vjenez

Ansambli i Këngëve dhe valleve të Shqipërisë solli festë në Gjakovë
Kulturë

Ansambli i Këngëve dhe valleve të Shqipërisë solli festë në Gjakovë

Kitaristi, Lorik Pylla në festivalin Re Muzika
Kulturë

Kitaristi, Lorik Pylla në festivalin Re Muzika

Artan Bakija vokali më i mirë në Festivalin e Shkodres
Kulturë

Artan Bakija vokali më i mirë në Festivalin e Shkodres

Load More

© 2019 Gjakovapress - Portali Gjakovapress u ndërtuan ngaVandV.

No Result
View All Result
  • Aktuale
  • Lajme
  • Sporti
  • Kulturë
  • Gjakova Presss
  • Revista Online
  • Lajmet e shpejta
  • Intervista
  • Fejtone
  • Humor
  • Kontakti

© 2019 Gjakovapress - Portali Gjakovapress u ndërtuan ngaVandV.

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In