Tuesday, April 9, 2024
IntervistaSporti

Pëllumbi në përfaqësuesen e Suedisë U-14

MBANI MEND KËTË EMËR, PËLLUMB HASI

 Ende nuk i ka mbushur 14 vjet, por qysh tash në fytyrën e tij shihet një besim i plotë se do të arrijë majat e futbollit,  sepse në këtë moshë po luan për përfaqësuesen e Suedisë për grupmoshat e reja dhe  po përjeton ofertat e para nga shkollat e futbollit Evropian. Në janar të këtij viti e ftuan në Napoli të Italisë për tu bërë pjesë e kësaj akademie. Ka lindur në Danimarkë më 15.10.2002, por tash jeton në Suedi dhe ka filluar  nga mosha pesë vjeçare në klubin KFM të Kopenhagës. Tash është pjesë e Akademisë  Dijana Skola dhe  luan për klubin Landskrona Bois. Dëshiron të ndjek rrugën e legjendës së futbollit gjakovarë  Besnik Hasit, në zemër e ka klubin gjerman Bajern, por pjekurinë në futboll dëshiron ta prezantoi në futbollin anglez. Pëllumbin shokët e klubit  por edhe të klasës e thërrasin Pele, me emrin e futbollistit më të njohur botëror.

 pellumb hasi me gaezetarPëllumbi këto ditë ka qëndruar në qytetin e Gjakovës për tu çmallur me shokët e vet dhe familjen e gjerë. Në fakt ai për këto vite ka jetuar mes Danimarkës, Gjakovës dhe Suedisë ashtu sic kanë lëvizur prindërit e vet. Nga klasa e dytë deri në të katërtën, kur prindërit e tij u kthyen përkohësisht nga mërgimi,  ishte nxënës i shkollës Yll Morina me mësuesen Fakete Sada. Për ato vite(2010- 2012) ishte pjesë e shkollës së futbollit në Gjakovë ‘Make UP ‘ , ku mësoi shumë nga trajnerin Blerim Mula. Ai edhe sot pas kaq vitesh falënderon punën me përkushtim që ka bërë trajneri Mula.

Zhvillimin më të madh Pëllumbi e realizoi në vitin 2014, kur  mori ftesën për të luajtur për përfaqësuesen e Suedisë. Me këtë skuadër ai ka shëtitur Evropën nëpër turnire të ndryshme, në Gjermani, Danimarkë, Serbi  dhe në shumë qytete të Suedisë…..

                                             Më gjersisht në revisten Gjakovapress Nr. 88