A do të ketë Gjakova stadium të ri futbolli për 20 mijë shikues?
A do të ketë Gjakova stadium të ri futbolli me infrastrukturë modern me fushë dhe ulëse për sëpaku 20 mijë shikues dhe ku do të ishte vendi më I përshtatshëm për ndërtimin e tij? Këto ishin pyetje që dolën me shumë përgjigje nga pjesëmarrës të debatit që komuna e Gjakovës e organizoi të enjten me arkitekt, inxhinier, planifikues dhe qytetarë të thjeshtë, adhurues të sportit.
U konstatua se stadium actual nuk I plotëson aspak as kushtet elementare dhe se kjo hapësirë nuk jep mundësi për stadium të ri. Propozimi I dytë dhe më I përshtatshmi nga diskutuesit ishte hapësira tek Pika e zezë në dalje të Gjakovës kah Prishtina. Propozimi I tretë ishte Shkugëza dhe I katërti hapësira tek Pallati I Sporteve Shani Nushi.
Arkitektët gjakovar por edhe sportdashësit që ishin prezent në këtë debat publik shprehën kënaqësinë që më në fund erdhi koha për të diskutuar për gjëra të “mëdha” dhe për tu përgatitur për një të ardhme të futbollit gjakovar dhe kosovar me pranimin e FFK në arenën ndërkombëtare. Duke i përmendur propozimet për hapësirat më të përshtatshme të ndërtimit të stadiumit, ata vlerësonin anët pozitive dhe ato negative që e ndjekin çdo propozim.
Qëllimi I organizimit të këtij debati, sipas zyrtarëve komunal është që në kohën kur UEFA dhe FIFA të pranoi Kosovën në familjen e madhe të futbollit evropian dhe botëror, do të ketë mundësi të investimeve në infrastrukturën sportive, ndaj komuna do të duhej të ishte e përgatitur për vendin adekuat të stadiumit të ri të futbollit.