Friday, April 5, 2024
Gjakova Presss

A I DINI BENEFITET SHËNDETËSORE TË STINËS SË PRANVERËS?

Jemi në muajin kur filloi stina e diellit dhe ditëve të ngrohta.

Me fillimin e stinës së Pranverës ndikimi në shëndetin e njeriut është i dukshëm.

Po i listojmë disa nga benefitet që ju duhet ti shijoni gjatë kësaj stine.

1.Më shumë dritë e diell do ju bëjnë të ndjeheni më energjik dhe me më shumë disponim. Sasia e shtuar e vitaminës D nga dielli do ju largoj mërzinë ndërsa ju do përfitoni edhe në aspektin e shëndetit fizik.

2.Ajër më i pastër, me kalimin e ditëve të ftohta ju do hapni më shumë dritaret dhe rrjedhimisht qarkullimi i ajrit të pastër në shtëpinë tuaj do ju bëjë mirë.

3.Koha e kaluar në ambiente të jashtme është benefiti që duhet ta shfrytëzoni në maksimum. Do ju bëj mirë rrugëve të frymëmarjes dhe shëndetit në përgjithësi.

4.Ushqimet e stinës filloni e konsumoni ndërsa hiqni dorë nga ushqimet me shumë kalori të cilat zakonisht njerëzit i preferojnë në periudhën e dimrit.

5.Mos harroni me daljen e diellit vendosni kremërat me faktorë mbrojtës.

Shijoni pranverën e ta gëzoni shëndetin!

SPITALI “FATI IM”, ATY KU MREKULLIA FILLON!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *