A po rregullohet më në fund Kulla e Sahatit?
Osman Gojani, drejtor i Qendrës Rajonale për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës në Gjakovë, tha se gjatë javës së ardhshme pritet identifikimi i saktë i dëmtimit të orës dhe më pastaj rikthimi i saj në funksion. Kulla e Sahatit, një eksponat për shumë çka i veçantë dhe karakteristikë për këtë mjedis nuk ka punuar për më tepër se dy vjet, nga shkaku i dëmtimit nga vetëtima, por edhe problemet me borxhet ndaj energjisë elektrike kanë sjelle më parë ndërprerje.