AAK dhe LDK kanë kandidatët për kryetar komune
Tashmë kur është caktuar 3 Nëntori, 2013, data për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, partitë politike në Gjakovë kanë nis ta intensifikojnë aktivitetin e tyre, por, mbase për shkak të luftës së fortë që pritet të zhvillohet, ende janë të rezervuara me caktimin e kandidatëve për kryetar komune. Përveç AAK-së, që tashmë e ka zyrtarizuar kandidaturën e kryetarit aktual Pal Lekaj dhe LDK-së, që garon me Luan Golën, partitë tjera ende janë në pritje të caktimit të kandidaturave.
Mbetet të shihet se kush do ta fitojë besimin e AKR-së, e cila po vazhdon ta shqyrtojë mundësinë e kandidimit të ministres aktuale Mimoza Kusari-Lila. Ndërkohë, interesant do të jetë edhe përzgjedhja që do ta bëjnë dy partitë tjera opozitare në Gjakovë, Vetëvendosje dhe PDK, të cilat në zgjedhjet e fundit kanë dëshmuar një rritje.