Friday, April 5, 2024
Aktuale

AAK me 70 anëtarë të rinjë

Aak

Dega e AAK-së në Gjakovë që nga mbrëmë është shtuar në numër edhe për shtatëdhjetë anëtarë të rinj. Në takimin e mbajtur në Duzhnje, ku prezent ishin edhe kryetari i degës, Pal Lekaj si dhe anëtarët e kryesisë Qazim Mehmeti dhe Xhavit Alijaj, shumë të mbledhur në këtë fshat kanë shprehur vullnetin e tyre që të jenë anëtarë të rinj të një subjekti të ri politik pasi shumë prej tyre më parë kanë qenë anëtarë të subjekteve tjera politike. Ky entuziazëm për të aderuar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës nga elektorati i ri është shprehur se e bëjnë në saje të punës dhe përkushtimit që kryetari i degës, njiherit edhe kryetari i komunës, Pal Lekaj, ka shprehur për gjithë qytetarët anembanë komunës e posaçërisht për seriozitetin e shprehur ndaj tyre në jetësimin e projekteve për një perspektivë të duhur të vendit. Lekaj është shprehur falënderues për këtë vlerësim si dhe për rritjen e anëtarëve të partisë në të cilën gjendet në krye dhe se ky shtim numri  në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Dega në Gjakovë tregon se Gjakova mbetet ende në krye me një subjekt politik që tërësisht i dedikohet qytetarit.