Arriten spanjollet që do të luajnë me Shqiponjen

spanja
Ekipi spanjol nga udhëtimi drejt në Pallatin e Sporteve

Gjakova është bërë qendër e zhvillimit të ndeshjeve ndërkombëtare në hendboll. Sapo është zhvilluar ndeshja e vlefshme për kualifikimet në kampionatin botëror në mes të përfaqësueses së Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës , vjen në qytetin tonë edhe një ngjarje tjetër e rëndësishme ndërkombëtare e hendbollit. Skuadra më e suksesshme e Kosovës në hendbollin për femra në garat ndërkombëtare për këtë vit    Shqiponja,  të shtunën  në oren 16.00 në Pallatin e Sporteve Shani Nushi në Gjakovë  takohet me skuadrën spanjolle Rocasa Gran Canaria ACE . Është kjo ndeshje e vlefshme për Challenge Cup,  gara këto të  Federatës Evropiane te Hendbollit. Shqiponja ka arrit të hyjë mes 16 skuadrave më të mira evropiane të këtyre garave pasi ka mposhtur më parë Pelisterin e Maqedonisë.

Vashat nga Spanja kanë arritur të premten në mbrëmje në aeroportin e Prishtinës  pas një udhëtimi të gjatë më shumë se 7 orë dhe menjëherë pas vendosjes kanë bërë ushtrimet e para relaksuese në pallatin e sporteve. Një orë më herët aty kishin bërë ushtrimet e fundit edhe Shqiponja.

Edhepse mysafiret  vijnë në Gjakovë si favorite,  pasiqë janë  lidere të Ligës spanjolle te hendbolit, megjithatë , vashat gjakovare të përforcuara edhe me disa hendbolliste nga klubet tjera kosovare, do të përpiqen që t’ju kundërvihen me sukses.