Saturday, April 6, 2024
AktualeLajme

Agjenda e veprimtarive për Ditën e çlirimit të Gjakovës

Gjakova11111111Gjakova është stolisur me flamuj. Është në festë. Dita e parë e lirisë në Gjakovë, 14 Qershori 1999 edhe pas pesëmbëdhjetë vitesh do të shënohet me veprimtari të shumta përkujtuese kulturore e sportive. Në qendër të veprimtarive festive është respektimi dhe nderimi ndaj dëshmorëve të lirisë, familjeve të dëshmorëve, veteranëve të luftës, invalidëve dhe gjithë popullit,  që me sakrificën e madhe e në mbështetje të forcave paqeruajtëse të KFOR-it, përjetoi lirinë e shumëpritur.

Komuna ka bërë publike agjenden e veprimtarive për ditën e 14 Qershorit.

Ora- 10:00-Homazhe në varrezat e Qytetit, Meje dhe Çabratit

Ora- 11:00- Vurja e Gurëthemelit të lapidarit “ Shokët e Lirisë”- Parku I Qytetit

Ora-18:00- Ekspozita personale nga piktori akademik, Nevruz Musa- holi I Pallatit të Kulturës “ Asim Vokshi”

Ora-19:00- Koncert festiv nga orkestra e FSK-së-Pallati I Kulturës” Asim Vokshi”

Ora -21:00- Koncert nga Jericho- Çarshia e Vjetër.