Saturday, December 28, 2024
Lajme

Aksidentohet rëndë këshilltarja komunale Gjylgjyzare Xharavina Kerragjija

Shefja e grupit të këshilltarëve të subjektit politk AKR në  Kuvendin Komunal, Gjylgjyzare Kerraxhija Xharavina, në orët e hershme të paraditës ka pësuar një aksident në trafik ku gjatë qarkullimit me biçikletë  derisa udhëtonte për në vendpunim në spitalin “Isa Grezda” është goditur nga një vozitës automjeti. Pas këtij aksidenti, gjendja shëndetësore e këshilltares komunale Gjylgjyzare Kerraxhija Xharavina është e rëndë dhe pas pranimit në spitalin lokal të Gjakovës, më pas për tretman të mëtejshëm menjëherë është transferuar për në Qendrën Klinike dhe Universitare  të Kosovës në Prishtinë, njohton Zyra per Informim e KK te Gjakoves.

Sipas njoftimeve të deritanishme, për shkak të lëndimeve të rënda në trup dhe në kokë, e aksidentuara ndodhet në gjendje kromatoze. Dyshohet se Gjylgjizare Xharavina ka pësuar hemorragji të brendshme dhe çarje të kafkës. Sipas burimeve zyrtare policore, vozitësi i cili ka shkaktuar aksidentin është arrestuar. Duke shprehur keqardhjen e thellë për këtë fatkeqësi në trafik, kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila e ka vizituar këshilltaren Gjylgjyzare Kerragjija Xharavina duk uruar që kjo gjendje të jetë e kalueshme, duke ofruar njiherit edhe mbështetjen e saj në çdo aspekt