Aleanca Kosovare e Biznesit për Rrafshin e Dukagjinit mbajti Kuvendin zgjedhor
Aleanca Kosovare e Biznesit(AKB) për Rrafshin e Dukagjinit, të shtunën në mbrëmje mbajti Kuvendin zgjedhor ku iu bë një rekapitullim punës së deritashme si dhe u zgjodhën organet e reja. Në këtë Kuvend ishte i pranishëm edhe kryetari i AKB, Agim Shahini I cili foli për të arriturat, aktivitetet dhe sfidat me të cilat përballet biznesi kosovar. Ai inkurajoi bizneset e Gjakovës, me një traditë të mire të punës, që bashkërisht të punojnë për të tejkaluar sfidat dhe për të arritur suksese të reja në rrethanat e vështirësuara globale.
Delegatët rizgjodhën kryetar të AKB-së për Rrafshin e Dukagjinit Argjend Fetahun ndërsa nënkryetar Visar Podrimja. Fetahu tha se ky Kuvendi i shtatë AKB-së në Gjakovë erdhi me të arritura të kësaj Alenaca që ka bashkuar bizneset private për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.”Na presin përpjekje të vazhdueshme edhe në të ardhmen”, ka thënë Fetahu pasi mori drejtimin e ri të AKB-së.
Kuvendi zgjedhor i Aleancës Kosovare të Biznesit zgjodhi edhe organet drejtuese, kryesinë dhe delegatët për në Kuvendin qendror që do të mbahet me 30 Nëntor në Prishtinë.