Saturday, April 6, 2024
Lajme

Ambasadori britanez Ian Cliff, mbështet gratë në biznes

Ian ClifAmbasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë z. Ian Cliff,  gjatë vizitës të premten  në Gjakovë dhe takimit me kryetaren e komunës Mimoza Kusari Lila ka thënë se kryetarja e Gjakovës po bënë maksimumin që ta fuqizoj zhvillimin ekonomik dhe biznesin nga ai jo formal në atë formal, dhe zgjerimin e hartës së biznesit.

“E kam vlerësuar punën e kryetares sa i përket ambicieve të saja dhe institucioneve komunale në përpjekje të implementimit të zonës së lirë ekonomike të aeroportit dhe të projekteve tjera që do të mundësojnë shtimin e numrit të bizneseve dhe të punësuarve”, ka thënë Cliff, duke shtuar se  po mbështeten bizneset dhe po i përkrahim ato, kryesisht bizneset që i krijon dhe po i zhvillojnë gratë.

Më tutje ata kanë vizituar edhe biznesmenen gjakovare Time Zenunin, e cila ka arritur me sukses në zhvillimin e biznesit të saj “Kartolina Magjike”. Ky projekt që  po zhvillohet në Gjakovë, Hoq dhe Klinë “Bashkëpunimi ndëretnik i bizneseve joformale të Grave”, është përkrahur e  financuar nga Ambasada Britanike në Kosovë me moton “Suksesi arrihet me punë dhe qasje të drejtë”.