Thursday, April 4, 2024
Aktuale

Ambasadori gjerman Blomeyer viziton Gjakovën

Peter Blomeyer ambasadori Gjerman

Ambasadorin gjerman në Republikën e Kosovës, Peter Blomeyer qëndroi në Gjakovë. Sipas zyrës për informim të KK të Gjakovës, ai u takua me kryetarin e komunës, Pal Lekaj dhe një  takim të ngrohtë, miqësor dhe shumë konstruktiv është biseduar rreth aktualitetit politik, ekonomik dhe social në Kosovë. Fokusim i posaçëm dhe me interes për komunën e Gjakovës ka qenë njoftimi i ambasadorit gjerman me mundësitë ekonomike dhe investive që ka dhe ofron komuna e Gjakovës. Në këtë kontest, nga ambasadori gjerman, Peter Blomeyer është potencuar edhe mbështetja e mundshme ekonomike, posaçërisht me themelimin e Odës Ekonomike Gjermane në Kosovë që shihet si një institucion i çmueshëm dhe me mundësi për oferta të ndryshme në interes të qytetarëve për zhvillim ekonomik.