Trupa artistike e Teatrit të qytetit Hadi Shehu në Gjakovë, të dielën mbrëma shfaqi premierën e dytë për këtë vit e që ishte projekti me titull “ANIMA MEA” nga autorja Seadet Beqiri dhe në regji të Ilir Bokshit. “Anima Mea” që në shqip do të thotë “Shpirti im” në kuptimin përmbajtësor është një shfaqje e cila për publikun solli politikën në një këndvështrim tjetër dhe ishte një shfaqje skenike që ngjalli interes duke vënë në pah arsyen pse disa persona vendosin të kandidojnë për të marrë poste të larta shtetërore. Regjisori Ilir Bokshi, duke gërshetuar këtë temë, sipas konceptit të tij regjisorial, për ta sjellë në aktualitet edhe në ditën e sotme shfaqjen , dhe për ta bërë më të kapshme për publikun, përdori metoda bashkëkohore që lojën skenike ta shndërroj në një spektakël të vërtetë, me fjalën, lojën dhe interpretimin edhe me këngë.
Pas premierës së mbrëmshme sonte (e hënë) prej orës 20.00 shfaqet repriza e shfaqjes “Anima Mea”.