Ansambli Shkelzen Doli në valët e muzikës së filmave shqiptarë
Ansambli, që mban emrin e violinistit të njohur dhe anëtarit të Filarmonisë së Vjenës, Shkëlzen Doli, te dielen mbrëma u prezantua me koncertin e radhës që kësaj here në repertor kishte muzikën e filmave shqiptarë. Gjitha këngët u përcollën në mënyrë profesioniste nga ansambli që i printe mjeshtri madh i violinës Shkelzen Doli dhe me sekuenca nga filmat prej të cilëve ishte shkëputur muzika e paharruar por e ri-orkestruar nga Alfred Kaqinari dhe drejtori artistik i ansamblit Ruzhdi Sadiku. Disa këngë u interpretuan nga solistët gjakovarë : Vesa Smolica, Gent Haxhikadrija, Vlona Boshnjaku dhe Drilon Shala si dhe grupi Zana nga Prishtina. Një këngë e interpretoi edhe kori i fëmijëve. Një pikë artistike që zgjoi kureshtjen e adhuruesve të muzikës , ishte edhe interpretimi i melodisë “Gjenaral gramafoni”, nga klarinetisti Dionis Mamusha.
Me kete koncert u shënua edhe nje vjetori i punes se palodheshme të Ansamblit në ruajtjen dhe kultivimin e muzikes se mirefilltë shqipe, që është edhe misioni i Ansamblit Shkelzen Doli.