Arbies Komoni : “PhotoReport
Reliktet, janë prezentë pothuajse në çdo shtëpi në pjesën e vjetër të qytetit të Gjakovës. Ato ruhen me fanatizëm nga qytetarët, duke pasqyruar kështu një pjesë nga e kaluara jonë si komb.
Egzoni, është një djalosh i vogël, nga lagjja ime! Është brezi më i ri në familjen e tij, që ka trashëguar një pjesë të konsiderueshme të gjërave antike prej kohësh. Dashuria e tij për antiken, vërehet qartë përmes insistimit të tij që kishte për tu fotografuar para elementeve të lashta që gjenden e odën e shtëpisë së tij të vjetër.
Disa familje, këto relikte antike tanimë i mbajnë vetëm për dekor. Por ka edhe të tillë, që ende i përdorin dhe shërbehen me ato! Gjithsesi, nostalgjia- dashuria për të kaluarën e ndritur të qytetit të Gjakovës, lidhet ngushtë me kujtimet që sjellin ato.