Thursday, March 28, 2024
Sporti

Ardian Kozniku : Më mungojnë filmimet e golave me Vëllaznimin

Legjenda e futbollit gjakovar, Ardian Kozniku,  që  karrierën e filloi në qytetin e futbollit dhe e vazhdoi në ekipet e mëdha evropiane për të prekur edhe Kampionatin Botëror më 1998,  me përfaqësuesen e Kroacisë, mendon se periudha që po kalojnë sportistët është e vështirë,  por ai shprehet optimist se do të kaloi shpejtë.

Kozniku,  nga Zagrebi,  ka treguar për kohën që po kalon në karantinim duke shfletuar kujtime nga rrugëtimi i tij i gjatë me futbollin . Ai ka vënë në rrjetin e tij social një numër të madh të videove me golat në ndeshjet e rëndësishme ndërkombëtare, por që i mungojnë edhe filmimet gjatë karrierës së tij me Vëllaznimin,  për të cilin i rrah zemra gjithnjë. Sipas Koznikut, sportet kolektive, sic është futbolli,  e kanë më të vështirë të gjenden në këtë situatë, ndërkohë që ato individuale në forma të ndryshme mundë të jenë aktiv pa i dëmtuar masat mbrojtëse nga pandemia.

“Koha po kalon shumë shpejt, jo me telefon, jo tu shiku televizion, jo me diçka, inserte  të vjetra filmike… Po ka lloj- lloj të programeve në Tv. Për adhuruesit e mi në rrjete sociale kam nxjerrë disa video të golave që kam shënuar gjatë karrieres. Kam shumë, por nuk i kam ato me Vëllaznimin.  Por, natyrisht na mungon ajo çka kemi pas në qejf, në zemër,  të shohim disa ndeshje kampionale si në ligë në Kroaci, si në Kosovë,  në Evropë, si çdo kund. Ti shohim garat e reprezentacioneve. Për fat të keq Kampionati Evropian tash edhe pak ka pas me fillu, por ja që këto po na mungojnë”, ka thënë Kozniku.

I vetëdijshëm për situatën që po kalon bota me këtë pandemi , ai ka thënë se duhet gjetur forma nga më të ndryshmet për ta kaluar kohën mbyllur në shtëpi.

“Duhet me u pajtu me këtë. Duhet të kemi kujdes,  kalon edhe kjo kohë. Është vështirë për sportistat dhe punëtorët sportiv. Është pandemi golabale. Për disa lloje të sporteve individuale  nuk paraqet ndonjë problem të madh sepse mundë të ushtrojnë në rrethana të izolimit, por për sportet kolektive, për futbollin është më vështirë. Është një pauzë pak më e gjatë për futbollistë  mirëpo edhe kjo kalon dhe fillojmë të gjithë përgatitjet nga fillimi”, ka përfunduar Kozniku..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *