Friday, March 29, 2024
Sporti

Arnold Gjergjaj edhe një fitore

arnold_290510_jpgBoksieri gjakovar me shtetësi zvicerane,  kampion I Evropes , Arnold Gjergjaj, ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. Boksieri i kategorisë së rëndë të premten vonë  triumfoi në Bazel të Zvicres përballë kundërshtarit nga Hungaria, Zoltan Csala. Gjergjaj i njohur si ‘The Cobra’ fitoi në një duel interesant pas 8 raundesh, me vendim unanim të gjyqtarëve (78:74 / 79:73 / 79:73).
Kjo fitore e afron edhe më shumë Gjergjajn drejt ëndrrës së tij, që të boksoi  kundër Vladimir Klitschkos për titullin botëror.