Wednesday, April 10, 2024
Gjakova PresssSporti

Arnold Gjergjaj me një fitore të shpejtë

Arnold-GjergjajNuk kanë të ndalur sukseset e boksierit gjakovar Arnold Gjergjaj në boksin e peshave të renda. Të shtunën pas mesnate ka nokautuar në rundin e parë boksierin më të mirë të Kroacisë, Marino Golesh. Dueli i boksit që është zhvilluar në  Spreitenbach të Zvicrës ka zgjatur vetëm 40 sekonda. Arnoldi që për shumë vite jeton në Zvicër,  ka treguar se ishte përgatitur mirë për të fituar këtë ndeshje. Për 31-vjeçarin Gjergjaj kjo është ndeshja e parë pas mbrojtjes së titullit evropian në qershor ndaj rusit Denis Bachtoë, i cili zgjati 12 runde. Edhe pse në atë kohë Arnoldi, i njohur si “The Cobra”, në rundin e katërt e kishte thyer dorën, ai vazhdoi deri në fund, duke e mposhtur kundërshtarin. Boksieri shqiptaro – zviceran Gjergjaj deri më tash ka një bilanc 100 %, pra ka të zhvilluara 29 ndeshje pa asnjë humbje, ndërsa 21 ndeshje i ka përfunduar para kohe. Gjergjaj renditet boksieri i 29-të në ranglistën botërore